Mesfushori kosovar, Endrit Krasniqi ka lënë pas vetës aventurën e kaluar te Suhareka sezonin e kaluar, dhe tashmë është prezantuar te klubi i ri.
Në fakt, Krasniqi është rikthyer te Shkëndija, pas vetëm 10 muajsh nga largimi prej Tetovës.
30-vjeçari, më 31 gusht të vitit të kaluar kishte zyrtarizuar kalimin te Suhareka, e cila veçse ishte ngjitur në Superligën e Kosovës, për herë të parë në histori – duke qenë një transferim bombë. Ai po ashtu ishte edhe lojtari më i paguar në elitën e futbollit kosovar.
Mirëpo, më rënien e Suharekës në Ligën e Parë, Krasniqi u hodh në kërkim te Shkëndija, te e cila ishte edhe për një sezon më herët.
Sezoni 2023/24 rezultoi pozitiv për Krasniqin në fanellën kuqezi, ku në 32 paraqitje regjistroi 6 gola dhe 13 asistime, duke qenë një nga lojtarët më produktivë në fazën ofensive.
Ai e nisi edhe sezonin e fundit (2024/25) me Shkëndijën, duke u aktivizuar në 4 ndeshje zyrtare (2 në Conference League dhe 2 në kampionatin vendor), para se të transferohej në elitën e futbollit kosovar, te klubi i Suharekës.
Endrit Krasniqi në futbollin kosovar kishte luajtur edhe për Prishtinën e Dritën – derisa me të dyjat e kishte fituar titullin e kampionit./GazetaExpress/
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...