Pas atentatit në Brilantin vjen reagimi edhe i ish partneres së Stresit - Gazeta Express
string(71) "pas-atentatit-ne-brilantin-vjen-reagimi-edhe-i-ish-partneres-se-stresit"

Pas atentatit në Brilantin vjen reagimi edhe i ish partneres së Stresit

Yjet

Gazeta Express

19/07/2022 20:16

Menjëherë pas atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujësa, ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, reagoi reperi i njohur Stresi.

Ky i fundit tregoi se ndodhej shumë i tronditur pas këtij lajmi se Martinajn e kishte mik të ngushtë si vëlla.

Lexo Edhe:

Madje, ai mori edhe vendimin që të anulonte të gjitha koncertet e planifikuara pasi nuk ndihej në gjendje të mirë emocionale.

Mirëpo, duket se përveç Stresit, mik me 23-vjeçarin ishte edhe ish-partnerja e Stresit, Keisi.

Ajo ka postuar në Instagram një video dhe disa foto ku shfaqet me grupin e tyre shoqëror mes të cilit ishte dhe Martinaj.

“I miri jonë”, ka shkruar Keisi krah videos që e ka shoqëruar me këngën e Dafina Zeqirit, “Malli”.

Kujtojmë që më herët, ish-Missi Serena Sulaj zbuloi miqësinë me të ndjerin, ku ndau edhe mesazhet e fundit të shkëmbyera mes tyre./abcnews.al