Pas arrestimit po kryhen bastisje në vendbanimin e Fatmir Shehollit - Gazeta Express
string(67) "pas-arrestimit-po-kryhen-bastisje-ne-vendbanimin-e-fatmir-shehollit"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 11:25

Pas arrestimit po kryhen bastisje në vendbanimin e Fatmir Shehollit

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 11:25

Pas zhvillimit të hetimeve disamujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë kanë arrestuar Fatmir Shehollin nën dyshimet për spiunazh.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, ai është ndaluar për 48 orë dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale, njoftoi Prokuroria.

“I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, u tha në njoftim.