Pas arrestimit për krime lufte të Gjokoviçit, aksion i policisë në Gorazhdevc të Pejës - Gazeta Express
string(85) "pas-arrestimit-per-krime-lufte-te-gjokovicit-aksion-i-policise-ne-gorazhdevc-te-pejes"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2022 23:44

Pas arrestimit për krime lufte të Gjokoviçit, aksion i policisë në Gorazhdevc të Pejës

Lajme

Gazeta Express

27/06/2022 23:44

‘RADIO 1’ mëson se në orët e pasditës së vonshme ka filluar dhe po zhvillohet aksion i policisë së Kosovës në fshatin Gorazhdevc të Pejës, e i cili vie pas arrestimit të sotëm të Milorad Gjokoviçit, i dyshuar për krime lufte në Pejë gjatë vitit 1999.

Efektivët special policor po bastisin ambientet e ‘Autoritetit të Përkohshëm për Pejën’.

Lexo Edhe:

Burime të ‘RADIO 1’ mësojnë se ai, aktualisht po merret në pyetje në stacionin policor të Pejës. Atij i është caktuar një avokat sipas detyrës zyrtare dhe i është konfiskuar telefoni.

Gjokoviçi u arrestua pasdite sot nga Njësia për Krime lufte e Policisë së Republikës së Kosovës, pasi kthimit të tij nga Gorazhdevci, në fshatin e banimit të tij, në Vitomericë.

Gjokoviq i kthyer në fshatin Vitomiricë tani e 15 vite ka qenë pjesëmarrës i shpeshtë në shumicën e ngjarjeve të organizuara nga shoqëria civile në rajonin e Pejës.

Burime të sigurta të “RADIO 1″, bëjnë të ditur se i arrestuari është Milorad Djokoviq, nga fshati Vitomericë, Komuna e Pejës, i nacionalitetit malazez, shtetas i Republikës së Kosovës. Milorad Gjokoviç është i ditëlindjes së vitit 1961./RADIO 1/