Pas akuzave se është pjesë e një rrjeti droge, "Sadna" tenton vetëvrasjen - Gazeta Express
string(70) "pas-akuzave-se-eshte-pjese-e-nje-rrjeti-droge-sadna-tenton-vetevrasjen"

Pas akuzave se është pjesë e një rrjeti droge, “Sadna” tenton vetëvrasjen

Gazeta Express

09/10/2020 13:25

Dy aktorët e famshëm indianë, Sara Khan dhe Angad Hasija, të njohur për rolin e Sadnës dhe Alekut në serialin “Bidaai”, ditët e fundit janë përballur me një presion të jashtëzakonshëm mediatik dhe social.

Sara Khan dhe Angad Hasija, prej pak kohësh janë nën hetim nga Zyra e Kontrollit të Narkotikëve, për shkak se akuzohen që mund të jenë trafikantë droge.

Lexo Edhe:

Edhe pse të dy aktorët i kanë mohuar akuzat, Sara është përballur me akuza të rënda edhe në rrjet, të cilat e kanë çuar aq larg sa të tentojë vetëvrasjen. “Njerëzit filluan të më sulmonin dhe më thoshin lloj-lloj emrash – edhe narkomane”, – ka thënë Sadna në një intervistë të fundit për mediat.

Pas shumë personazheve të njohur të Bollyëood-it për trafik droge, u akuzuan edhe aktorët e njohur të “Bidaai”, Sara Khan dhe Angad Hasija. Por edhe pse grupi është ende nën hetim, njerëzit nisën sulmin në rrjet. Shumë fansa u tronditën. Sara tregoi se ajo ishte shumë e ngarkuar emocionalisht sa tentoi t’i jepte fund jetës.

Në një intervistë për TV Times, aktorja tha, “Pa e ditur ende të vërtetën e këtyre akuzave, njerëzit filluan të më sulmonin. Kjo ngjarje më tronditi deri në atë masë saqë gati doja të vrisja veten.” Ajo shtoi se ishte “mashtruar” për të qenë atje ku është sot dhe kur Angad e informoi për emrat e tyre që po bënin xhiro në rrjet, ajo mbeti e shokuar.

Sara deklaroi se kishte marrë edhe kërcënime të panumërta dhe për këtë arsye, ka zgjedhur të presë derisa e vërteta të dalë në dritë. Ajo tha se mund të marrë masa ligjore kundër atyre që e kanë akuzuar pa të drejtë.