Ka nisur paraditen e sotme mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Tiranës dhe drejtues të institucioneve vendore në kryeqytet. Takimi po zhvillohet në kuadër të një turri të mbledhjeve në terren që kreu i qeverisë ka nisur ditët e fundit.
Të pranishëm në këtë mbledhje janë edhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndërsa fokusi i diskutimeve janë problematikat e konstatuara në terren, sidomos ato që lidhen me zbatimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.