Pas aferës Epstein, Universiteti i Malit të Zi do t’ia heqë titullin e nderit Lajçakut - Gazeta Express
string(84) "pas-aferes-epstein-universiteti-i-malit-te-zi-do-tia-heqe-titullin-e-nderit-lajcakut"

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 12:10

Pas aferës Epstein, Universiteti i Malit të Zi do t’ia heqë titullin e nderit Lajçakut

Lajme

Gazeta Express

04/02/2026 12:10

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, mund të humbasë titullin e nderit që i është dhënë nga Universiteti i Malit të Zi, pas zbulimeve mbi lidhjet e tij me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.

Sipas Radiotelevizionit të Malit të Zi, Universiteti po shqyrton ndryshime në rregulloret që rregullojnë jo vetëm dhënien, por edhe mundësinë e heqjes së titujve të nderit në rrethana të jashtëzakonshme, duke marrë si shembull rastin e Lajçakut.

Diplomati sllovak u nderua në vitin 2019 me titullin “Doktor Honoris Causa” nga rektori i atëhershëm i Universitetit, Danilo Nikoliq, ndërsa Lajçaku ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë. Universiteti e kishte nderuar atë për promovimin e vlerave të proceseve demokratike dhe tolerancës multikulturore, kontributin në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar midis Malit të Zi dhe Sllovakisë.

Megjithatë, Lajçaku është përmendur në shënimet dhe dokumentet që lidhen me Jeffrey Epsteinin, duke sugjeruar se ai mund të ketë pasur marrëdhënie të afërta me abuzuesin. Lajçaku ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në krimet e Epsteinit, duke deklaruar se nuk ka vizituar kurrë ishullin ku Epstein dhe bashkëpunëtorja kryesore, Ghislaine Maxwell, rekrutonin dhe abuzonin seksualisht me vajza të mitura.

Përballë këtyre aludimeve, Lajçaku vendosi të japë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të kryeministrit sllovak Robert Fico, dorëheqje e cila u pranua, megjithëse Fico deklaroi se nuk beson se Lajçaku ka qenë i përfshirë në krime.

Nga viti 2020 deri në vitin 2025, Lajçaku shërbeu si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement