Pas 6 orëve përfundon intervistimi i Thaçit në Hagë, do të vazhdojë edhe nesër - Gazeta Express
string(80) "pas-6-oreve-perfundon-intervistimi-i-thacit-ne-hage-do-te-vazhdoje-edhe-neser111"

Pas 6 orëve përfundon intervistimi i Thaçit në Hagë, do të vazhdojë edhe nesër

Gazeta Express

14/07/2020 19:30

Para disa casteve ka përfunduar intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kjo është dita e dytë me radhë që presidenti është duke u intervistuar në intervale të njëjta.

Lexo Edhe:

Express mëson se intervistimi do të vazhdojë edhe nesër prej orës 13:00.

Presidenti nuk është pronocuar për medie pas daljes nga Specialja sot. Ndërsa dje, ai pas intervistimit tha se kanë pasur shkëmbime të teknikaliteteve në mes avokatit të tij dhe prokurorëve.

Ndryshe, Prokurori i Dhomave të Specializuara në fund të qershorit publikoi propozimin për aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaci, kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, si dhe 9 anëtarëve tjerë të UÇK’së. /Express/