Pas 47 vitesh martesë gruaja nxjerr nga shtëpia bashkëshortin: Pisllëqet i ka bërë… - Gazeta Express
string(81) "pas-47-vitesh-martese-gruaja-nxjerr-nga-shtepia-bashkeshortin-pislleqet-i-ka-bere"

Gazeta Express

15/12/2019 21:37

Pas 47 vitesh martesë gruaja nxjerr nga shtëpia bashkëshortin: Pisllëqet i ka bërë…

Gazeta Express

15/12/2019 21:37

“Shihemi në gjyq” ka sjellë ditën e sotme një konflikt mes dy bashkëshortësh. 47 vite martesë duket se janë në krizë dhe shkak për këtë është bërë një shtëpi.

Zonja Deje kërkon shtëpinë që pretendon se bashkëshorti e ka shitur. Nga ana tjetër, zoti Gani thotë se ka bërë vetëm një marrëveshje, nuk e ka shitur shtëpinë. Njëkohësisht, ai pretendon se dokumenti i shkruar me dorë nuk është firmosur prej tij.

Lexo Edhe:

Zoti Gani është trajtuar me tokë sipas ligjit 7501 dhe ka përfituar edhe një shtëpi. Rezulton se në vitin 1999 është realizuar një kontratë shitje me shkrim dore, mbi bazën e së cilës deklarohet se shtëpia, i shitet një tjetër personi, kundrejt shumës 4 milion lekë të vjetra.

Por kjo kontratë nuk është bërë pranë një zyre noteriale dhe është nënshkruar edhe nga disa dëshmitarë. Gruaja e tij nuk ishte në dijeni të këtij fakti dhe kjo është bërë burim konflikti mes tyre.

Deje: Erdhëm nga Ishmi për në Durrës, për një jetë më të mirë. Në fund të Korrikut të vitit 2001, Ganiu u takua me atë, një copë mashtruesi Zonja Eni, se unë në shtëpi atë, nuk e kam dashur. Unë kur ka hyrë në shtëpi ai kam ngrënë dajak. Se kam dashur se unë kam punuar me atë. Unë nuk e di si e ka futur ky në shtëpi.

Eni Çobani: Pa dijeni tënde?

Deje: Po, pa dijeni time dhe të kalamajve. Një familje shumë e keqe babë edhe bir. Sot kemi përfunduar 4 vjet nëpër gjykata.

Eni Çobani: Po me Ganiun tani? Pse e ke nxjerrë Ganiun nga shtëpia?

Deje: Nuk m’u dha e drejta e fjalës ndonjëherë. Ganiun e kam sjellë këtu, më ka shitur shtëpinë sesi e ka dhënë shtëpinë, ai e di vetë. T’ju tregojë fëmijëve si e ka dhënë shtëpinë? Ky është mes 4 rrugëve, ky në shtëpinë time nuk ka punë më, ta harrojë ky. Pa më dhënë shtëpinë, se është mundi i gjithë jetës, o zonja Eni, e kam bërë pa bukë në bark. Me bukë misri të mykur.

Eni Çobani: E kuptoj, e kuptoj.

Deje: Jo të tallen të tjerët.

Gani: Zonja Eni, unë me atë njeri kam bërë një marrëveshje, pa bërë asnjë lloj veprimi aktshitje. Unë shtëpinë nuk e kam shitur. Aq më keq për këta njerëz që iu pata lënë një marrëveshje, për me shitur shtëpinë iu pata thënë vetëm me gojë, vetëm marrëveshje me gojë. Edhe i thashë tullë, tjegull, dërrasë 10 milion lekë, toka sipas ligjit.

Deje: T’i kanë dhënë lekët?

Gani: Ramë dakord.

Deje: Ku i çove lekët? Ore t’i kanë dhënë lekët apo jo?

Gani: 4 milion lekë ia kam marrë.

Deje: Na ke çuar për një copë langaraq në konflikt. Pse s’më është dhënë e drejta e fjalës?

Eni Çobani: E ke shitur shtëpinë?

Gani: E kam kryer.

Eni Çobani: Po si e ke kryer pa i thënë gruas, zoti Gani?

Gani: Nuk e mendova se do më lindte ky debat.

Deje: Zonja Eni shtëpia ime nuk është shitur. Këta pisllëqet i kanë bërë si i kanë bërë, s’dua ta di fare. Vëllai i tij nuk ka hedhur firmë, se nuk di të hedhi firmë. E ka hedhur tjetërkush. Unë dua shtëpinë time, nuk më intereson kush rrugaç është aty. Është ngatërresë, një llum i paparë.

Eni Çobani: Keni bërë ju një dokument që e kam sot në dorë dhe është aktshitje?

Gani: Jo!

Eni Çobani: 4 milion lekë të vjetra i keni marrë?

Gani: Po i kam marrë, për të lënë shtëpinë në ruajtje.

Eni Çobani: Si i ke marrë? Pa dokument, pa letër, ke firmosur?

Gani: Pa letër zonja Eni. Këtë e kanë bërë vetë. Për të lënë shtëpinë në ruajtje, se unë ika dhe bëmë marrëveshje.

Eni Çobani: Po ku i ke paratë, se Deja thotë se si ka parë lekët?

Gani: Aq lekë ishin, se kishim borxh dhe pagova borxhin që kishim tek shtëpia./tvklan