Kur gjithçka dukej se po shkonte në të mirë të Real Madridit, një kundërsulm i Atletico Madridit e dëshmoi të kundërtën.
Teksa Javi Galan po krosonte në zonën e rrezikshme të Real Madridit, Aurelien Tchouameni shkaktoi një penallti në Samuel Linon, penallti kjo që nuk u pranua edhe mirë nga tifozët e stafi i Real Madridit.
Nga pika e bardhë, në minutën e 35-të shënoi për 1-0 sulmuesi argjentinas i Atleticos, Julian Alvarez.
Në ndeshjen që i takon javës së 23-të të La Ligas, po luhet për vendin e parë në derbin e Madridit, pasi në rast fitoreje, “Los Colchoneres” të Diego Simeones dalin në krye të elitës së futbollit spanjoll.
Në anën tjetër, në rast se fiton Reali, atëherë do t’i largohet për katër pikë rivalit të përbetuar.