Pas 44 vjetësh në burg për një krim që nuk e kreu, burri “lufton” ligjin për të kërkuar kompensim - Gazeta Express
string(94) "pas-44-vjetesh-ne-burg-per-nje-krim-qe-nuk-e-kreu-burri-lufton-ligjin-per-te-kerkuar-kompensim"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 13:12

Pas 44 vjetësh në burg për një krim që nuk e kreu, burri “lufton” ligjin për të kërkuar kompensim

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 13:12

Ronnie Long ka qëndruar në burg në Karolinën e Jugut për 44 vjet për një krim të cilin nuk e ka kryer dhe tani planifikon të përballet me një ligj, për të cilën thotë se ia detyron atij vetëm 750,000 dollarë.

Long ishte akuzuar për përdhunimin e një gruaje të bardhë më 1976. Një juri me të gjithë anëtarët e racës së bardhë e shpallën fajtor për përdhunim dhe vjedhje dhe e dënuan me burgim të përjetshëm.

Lexo Edhe:

Pasi e vërtetoi pafajësinë e tij, ai u lirua me falje nga një guvernator në dhjetor 2020, pasi gjykatat gjetën se Long ishte dënuar gabimisht.

Për pafajësinë e tij dhe dënimin e gabuar, ligji i shtetit i kërkoi Longut i cili tash është 65-vjeç, të paguhej për kohën të cilën e kishte kaluar në burg – 50,000 dollarë në vit. Megjithatë, shuma është llogaritur në vetëm 750,000 dollarë, fikse.

“Derisa jemi mirënjohës që Long mori 750,000 dollarë si kompensim, shuma është e pamjaftueshme për ta kompensuar atë pasi i hoqën më shumë se 44 vjet të lirisë së tij”, i ka thënë CNN-it avokati Jamie Lau.

Long ka thënë se do të përballet me ligjin dhe shpreson të marrë atë që meriton nga një shtet që ai beson se qëllimisht e futi në burg.