Pas 4 orësh, burimet bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbaruar seancën e verifikimit të masës për zyrtarët e UBT-së.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se Gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për vendim.
Kujtojëms e seanca u parashikua të mbahej paraditen e sotme, por u shty pasdite dhe për këtë arsye ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjes.
Gjithsej janë 24 masa, por 23 prej tyre po verifikohen pasi një prej tyre biznesmeni Pirro Zogu gjendet jashtë vendit.