Pas 30 vitesh hapet kinemaja ”Hyrije Hana” në Gjakovë - Gazeta Express
string(51) "pas-30-vitesh-hapet-kinemaja-hyrije-hana-ne-gjakove"

Pas 30 vitesh hapet kinemaja ”Hyrije Hana” në Gjakovë

Arte

Gazeta Express

30/11/2021 23:50

Sot në emisionin e pasditës, ”Bon Bon”, ka qenë e ftuar drejtoresha e kinemasë më të re në Gjakovë, Ilira Shala e cila ka folur në lidhje me hapjen e kinemasë ”Hyrije Hana”.

Sipas Shalës kjo është kinemaja e cila është hapur pas 30 vitesh dhe është pritur shumë mirë nga të gjithë.

Lexo Edhe:

Tutje, Shala ka treguar edhe arsyen se pse i është vendosur ky emër kinemasë.

Drejtoresha e ka krahasuar kinemanë me kinematë botërore, pasi që sipas saj ajo i përmbush të gjitha kriteret me këtë të fundit.