Pas 239 garash, Nico Hülkenberg ngjitet në podium pas një kohë të gjatë - Gazeta Express
string(70) "pas-239-garash-nico-hulkenberg-ngjitet-ne-podium-pas-nje-kohe-te-gjate"

Sport

Gazeta Express

06/07/2025 19:25

Pas 239 garash, Nico Hülkenberg ngjitet në podium pas një kohë të gjatë

Sport

Gazeta Express

06/07/2025 19:25

Nico Hülkenberg me të drejtë tha: “e kam kërkuar prej kohësh”, pasi më në fund siguroi podiumin e tij të parë në Formula 1, pas 239 garash.

Gjermani kishte pasur shumë raste të afërta më parë dhe shpesh ishte menduar se kurrë nuk do të arrinte të përfundonte në top 3, por nga vendi i 19-të në nisje në Silverstone, përmes kaosit të krijuar nga një Çmim i Madh i Britanisë me shi, 37-vjeçari përfundoi i treti pas një dyshje të McLaren, e udhëhequr nga Lando Norris.

“E kemi pasur gjithmonë brenda nesh, edhe unë e kam pasur diku,” – tha piloti i Stake, Hülkenberg, i cili i dha fund edhe pritjes 13-vjeçare të ekipit Sauber për një podium.

“Është ndjenjë surreale, për të qenë i sinqertë. Nuk e di si ndodhi gjithçka, por kushtet ishin të çmendura. Një garë mbijetese për pjesën më të madhe. Menduam drejt, goma e duhur në momentin e duhur, pa asnjë gabim. E pabesueshme.”

Gjatë fazës kur shiu pushoi dhe pista filloi të thahet, dukej sikur Leëis Hamilton do ta kapte Hülkenberg dhe do t’ia rrëmbente vendin e tretë, por gomat e përdorura të ndërmjetme e penalizuan britanikun, i cili ra në një distancë prej 2.8 sekondash.

Edhe pasi pitores për goma të thata një xhiro përpara Hülkenbergut, Hamilton nuk arriti ta afrohej mjaftueshëm.

“Ishe në mohim deri te ndalesa e fundit në bokse. Por kur dëgjova se kishim krijuar një diferencë të mirë ndaj Leëis me atë xhiro shtesë, thashë: ‘Kjo është mirë, kemi pak hapësirë për frymëmarrje.’
Por më pas po afrohej shumë shpejt. Presioni ishte i madh. Ishte një garë intensive. Por nuk u dorëzuam, pa gabime. Jam shumë, shumë i lumtur për këtë. Fantastike!”

Performanca e Hülkenbergit ia mohoi Hamiltonit një podium të 13-të radhazi në Silverstone, por ai theksoi se ky ishte momenti i tij.

“Po mendoja se ai do të jepte gjithçka këtu, para publikut të tij vendas,” – tha Hülkenberg.
“Por thashë: ‘Më falni, por kjo është dita ime. Duhet të tregoj guximin tim.’
Jam super i lumtur. Faleminderit për energjinë dhe mbështetjen që më jepni çdo vit këtu!”

Pas shumë pritjesh e zhgënjimesh, Nico Hülkenberg më në fund mori shpërblimin që meritonte – një podium i vonuar, por i ëmbël./GazetaExpress/