Pas 17 vitesh në Top Channel, 'Portokalli' zhvendoset tek Abc News - Gazeta Express

Pas 17 vitesh në Top Channel, ‘Portokalli’ zhvendoset tek Abc News

Yjet

Gazeta Express

21/05/2020 12:46


Ditën e sotme po qarkullon me shpejtësi lajmi se një nga programet më të ndjekura të humorit, emri i të cilit është lidhur ngushtë për 17 vite me Top Channel, nuk do të transmetohet më në këtë televizion. 

“Juda.al”, portali i Julian Dedës, aktori i spektaklit konkurrent “Klanifornia”, shkruan se aktorët e “Portokallisë” janë ofruar te televizione të tjera, për të nisur një tjetër program, që thuhet se mund të mbajë emrin ‘Mandarina’. 

Burime të “Xing.al” e konfirmuan këtë lajm. Regjisori i “Portokallisë” Altin Basha është parë dje në studiot e Abc News. Të njëjtat burime thanë për “Xing.al” kontrata është firmosur.