Pas 11 vjetësh ndalimi, Chris Brown kthehet në Angli për ta vizituar Rita Orën - Gazeta Express
string(79) "pas-11-vjetesh-ndalimi-chris-brown-rikthehet-ne-angli-per-ta-vizituar-rita-oren"

Gazeta Express

19/10/2020 9:06

Pas 11 vjetësh ndalimi, Chris Brown kthehet në Angli për ta vizituar Rita Orën

Gazeta Express

19/10/2020 9:06

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është fotografuar nga paparacët nën shoqërinë e yllit të muzikës pop Chris Brown në një zonë të Londrës.

Së bashku me dyshen e famshme ishte dhe ish-e dashura e Brown, Ammika Harris dhe djali i tyre, Aeko.

Lexo Edhe:

Rita Ora kur kuptoi praninë e fotografëve fshehu fytyrën e saj ndërsa më pas hipi në pjesën e pasme të makinës.

Shqiptarja e njohur e përshtatur në temperaturat e ulëta ishte veshur me një xhup të zi, ndërsa mbante dhe një çantë “Chanel”.

31-vjeçari Brown po ashtu sportiv ishte veshur me një xhup xhinse dhe atlete.

Kjo është hera e parë që Chris Brown viziton Britaninë e Madhe pas skandalit të 2009 ku atij ju ndalua hyrja në vend pasi u shpall fajtor për sulmin ndaj të dashurës së tij Rihanna.

Dënimi i këngëtarit përfundoi në vitin 2015 dhe tashmë ai mund të udhëtojë në vend.

Nuk e dimë nëse takimi i tyre përkon me ndonjë projekt muzikor, apo ka qenë thjesht një takim miqësor.

Kujtojmë se dyshja ka bashkëpunuar 5 vite më parë për këngën “Body on me”, projekt shumë i suksesshëm.