Pas 100 vitesh hapet sërish një lum për not në Paris - Gazeta Express
string(52) "pas-100-vitesh-hapet-serish-nje-lum-per-not-ne-paris"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 14:43

Pas 100 vitesh hapet sërish një lum për not në Paris

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 14:43

Një lum në Paris hapet për not për herë të parë që nga viti 1923, për shkak të vapës në shtetin francez.

Bëhet e ditur se nga sot shumë parisianë u hodhën në lumin Seine për t’u freskuar. Kjo ishte hera e parë që njerëzit u lejuan të lahen në lumë që nga viti 1923, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit hapja u bë për publikun pas një pastrimi të madh që u krye për garat në Lojërat Olimpike në Paris.

Në qytetin e Parisit janë hapur tri vende ku njerëzit mund të notojnë.

Deri më 31 gusht më shumë se një mijë persona në ditë mund ta përdorin lumin.

“Jemi shumë të lumtur që ia dolëm. Disa njerëz nuk besonin se kjo mund të bëhej, por ne e realizuam”, tha Pierre Rabadan, nënkryetari i bashkisë për lumin Seine.

Gjatë verës, uji do të kontrollohet çdo ditë. Nëse është i pastër, do të vendoset një flamur i gjelbër që tregon se është i sigurt për t’u larë. Nëse jo, do të vendoset një flamur i kuq që tregon se zona është e mbyllur.

“Nëse e hapim vendin për not, kjo do të thotë se uji është i pastër dhe nuk ka rrezik për njerëzit”, tha Rabadan për agjencinë Reuters.

Përveç tri vendeve në Paris, do të hapen edhe 14 vende të tjera për not jashtë qytetit në lumenjtë Seine dhe Marne. Dy prej tyre janë hapur që në muajin qershor.