Ndoshta keni dëgju për Secret47, emri artistik i DJ Gent Rizaj? Ai është organizator I Birthdance, një festivali me 6 dite muzikë, art, yoga, ushqim që përthekon eksperiuencën e tij si DJ ngaplazhet e Adriatikut, deri te shkretëtirat e Nevadës e klubet Nju Jorkut dhe Zyrihut. Lexoni një intervistë dhe mësoni për programin e tij për këtë Javë të Pavarësisë
Kushdo që e njeh Gent Rizajn, me nofkën Secret47, nga vitet para luftës, e kujton atë si një tenist shumë konkurrues dhe producent të kasetave të bëra në shtëpi. Gjatë viteve që jetoi në New York, ai bashkëthemeloi kolektivin Buyrum, së bashku me vëllaun e tij Noki, gjithashtu DJ, dhe shokun e tyre Petrit (aka INK), dhe ata shpejt u bënë të njohur në qytetin e madh për ngjarjet e tyre të përvitshme të Halloween-it.
Në dekadën e kaluar ose dy, Genti është gjithashtu i njohur për Birthdance, që fillimisht filloi si festa e tij e ditëlindjes, por shpejt evoluoi në një festival muzikor me shumë ditë ose seri ngjarjesh muzikore e artistike më të vogla e më të mëdha, të organizuara nën personën e tij artistike Secret47, duke luajtur një amalgamë muzikore të tribalit, futuristikës, funky dhe house.
Pse Secret dhe pse 47? Askush vërtet nuk e di, por javën e ardhshme Genti po bëhet 47 vjeç, dhe ai premton se do na tregojë të gjithë historinë pas karakterit të tij muzikor. Një gjë më shumë: ashtu si Nike ka taglinën ‘Just Do It, ose Apple ka ‘Think Different, Genti për vite me radhë ka insistuar (jo pa të drejtë) se organizon ngjarje ‘Best Ever’ (më të mira ndonjëherë’,kuron përvoja artistike ‘më të mira ndonjëherë’ dhe me kalimin e viteve ai tani njihet si ‘më i miri ndonjëherë’, ose shkurt ‘Besti’, nga numri i madh i miqve dhe ndjekësve.
Kështu, ne vendosëm ta gjejmë Gentin (ose Secret47 ose Besti0, për të biseduar pak për të kaluarën dhe planet e tij aktuale dhe rrugën e tij nga rrugët e Prishtinës, në klubet e New York-ut dhe shkretëtirat e Nevadës – dhe finalen e madhe të Birthdance (më e fundit? më e mira ndonjëherë?) këtë vit në Prishtinë dhe Tiranë.”
Suzanne: Kemi të drejtë me thanë se BirthDance nuk është më një festë ditëlindjeje, por një festival i vogël urban muzikor i shkëlqyer, por prapë – nëse mundesh m’i paramendu ato kohëranë vitet 1990, kur ke qenë në shkollë të mesme, përvojat e para me muzikën dhe partyt dhe festimet e ditëlindjes si fëmijë me muzikë në kaseta dhe CD të hershme – cila është një gjë që akoma ndikon në muzikën tande dhe që është e vërtetë gjatë gjithë jetës tande?
Genti: “Ideja pas BirthDance është të festojmë një ditëlindje për TË GJITHË NE… kjo është arsyeja pse tani ndodh në data të ndryshme dhe vetëm disa miq, nga mijëra pjesëmarrës, e dinë ditëlindjen time të vërtetë. E gjitha filloi pikërisht në vitet 1990 kur gjithmonë isha DJ për shokët e shkollës time në Prishtinë. Unë dhe vëllai im Noki kishim një kompani modeste prodhimikasetash që quhej Music Box kur isha 14 vjeç (mendoj). Gjithë më ka pëlqy të krijoj muzikë për njerëzit dhe këtë vit do të jepi dhurata gjithashtu USB të plot me muzikë për vmysafirët e mijtë Birthdance. Gjithashtu, syze dielli, çadra, çanta dhe shumë më tepër me logon time të re 47 nga Arian Ahmeti. Çka më ka ndiku atëherë por dhe qetash, është të shoh njerëzit që kërcejnësë bashku, të lumtur me muzikë dhe të jem pjesë e atij gëzimi! ‘Disa kcejnë me kujtu… disa kcejnë me harru”
Lexoni tërë intervistën dhe programin e sivjemë të Birthdance në këtë link:
https://suzannepodcast.substack.com/p/from-secret47-comes-best-ever-birthdance