Partizani shpallet kampion në Shqipëri - Gazeta Express
string(38) "partizani-shpallet-kampion-ne-shqiperi"

Sport

Gazeta Express

29/05/2023 18:09

Partizani shpallet kampion në Shqipëri

Sport

Gazeta Express

29/05/2023 18:09

Partizani është shpallur kampion i Shqipërisë për sezonin 2022/23.

Kryeqytetasit ia dolën të rikthejnë titullin pas katër vjetësh, teksa kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Skuadra e drejtuar nga Giovanni Colella mposhti sot Teutën 2:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të dhe të fundit në Kategorinë Superiore.

Golat e fitores u shënuan nga Arinaldo Rrapaj (39’) dhe Tedi Cara (90+6’).

Kësisoj, Partizani e mbylli sezonin në pozitën e parë me 67 pikë, aq sa grumbulloi edhe Tirana. Por, “Demat e Kuq” përfitojnë shkaku i bilancit më të mirë në ndeshjet direkte.

Për Partizanin është ky titulli i 17-të në histori të klubit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement