Partizani i Tiranës eliminohet nga Liga e Konferencës pas vazhdimeve - Gazeta Express
string(68) "partizani-i-tiranes-eliminohet-nga-liga-e-konferences-pas-vazhdimeve"

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 22:36

Partizani i Tiranës eliminohet nga Liga e Konferencës pas vazhdimeve

Futboll

Gazeta Express

17/07/2025 22:36

Partizani i Tiranës e ka mbyllur qysh në raundin e parë aventurën në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

Skuadra shqiptare u eliminua nga ekipi estonez, Kalju, duke u mposhtur 0:1 në “Air Albania”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e parë u mbyll me rezultat të barabartë, e njëjtë u mbyllën edhe këtu 90 minutat e kohës së rregullt.

Por në vazhdime, Ivanov shënoi në minutën e 104, duke ia siguruar kualifikimin tutje ekipit estonez.