Partizani, Erzeni & Egnatia fitojnë takimet e para çerekfinale, Teuta-Tirana ndahen në barazim - Gazeta Express
string(90) "partizani-erzeni-egnatia-fitojne-takimet-e-para-cerekfinale-teuta-tirana-ndahen-ne-barazim"

Partizani, Erzeni & Egnatia fitojnë takimet e para çerekfinale, Teuta-Tirana ndahen në barazim

Futboll

Gazeta Express

21/02/2024 21:38

Janë luajtur takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Të martën u zhvilluan dy ndeshjet e para, Kukësi-Partizani dhe Teuta-Tirana.

Partizani hodhi një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve, pasi mundi Kukësin me rezultatin 1-0, megjithatë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë që do të luhet në “Arenën e Demave”.

Lexo Edhe:

Takimi tjetër çerekfinal u zhvillua në orën 17:00. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta dhe Tirana nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0, duke lënë totalisht të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit.

Të mërkurën u luajtën edhe dy takimet e tjera çerekfinale, në orën 13:30. Erzeni fitoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1.

Shijakasit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe morën një fitore shumë të rëndësishme, teksa synojnë të bëjnë mirë edhe në ndeshjen e kthimin për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Takimi tjetër Laçi-Egnatia u mbyll 0-1. Rrogozhinasit me këtë fitore janë një hap larg gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, megjithatë kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e dytë që do të luhet në “Egnatia Arena”.