Shorti i Ligës së Konferencës u mbajt sot në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 16:00, dhe ishte i ‘stërmbushur’ me shqiptarë.
Përpos Malishevës nga Kosova – e cila u shortua me Vikingur Reykjavik – edhe tri klube tjera shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Partizani i Tiranës do të luajë ndaj Nomme Kalju të Estonisë.
Ndeshjen e parë, tiranasit do ta luajnë si mysafirë, teksa të dytën, si vendas.
Në anën tjetër, skuadra tjetër shqiptare, Vllaznia Shkodër do të luajë ndaj Daugavpils, i cili vjen nga Letonia.
Shkodranët fillimisht do t’i bëjnë konak letonezëve, teksa pas një jave do të luajnë si mysafirë.
Ndërkohë, klubi shqiptar nga Mali i Zi, Decici i Tuzit do të luajë në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës ndaj Sileksit.
Sileksi vjen nga Maqedonia e Veriut./GazetaExpress/