Partitë politike njoftojnë zhbllokimin e Kuvendit - Gazeta Express
string(49) "partite-politike-njoftojne-zhbllokimin-e-kuvendit"

Partitë politike njoftojnë zhbllokimin e Kuvendit

Ballina

Gazeta Express

13/04/2021 15:38

Partitë bënë hapa konkrete për zhbllokimin e Kuvendit. VMRO-DPMNE-ja do të tërheqë të gjithë amendamentet për ligjin për shtetësi me të cilat deri tani ky ligj ishte bllokuar. Në këmbim, kjo parti kërkon që Koalicioni opozitar shqiptar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të tërheqë amendamentet nga ligjet e pakos së pestë ekonomike.

Qytetarët dhe ekonomia nuk kanë kohë për të pritur. Nuk kanë kohë për lojëra dhe pazare të Zaevit. Atyre u nevojitet ndihma menjëherë dhe pa shtyrje. Menjëherë të thirren dhe të vazhdojnë me punën Komisionet amë ku janë ligjet për pakon e pestë ekonomike kurse gjatë ditës ose e shumta nesër, të mbahen edhe seancat plenare në të cilat do të votohej për këto pika”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Lexo Edhe:

VMRO-DPMNE-ja pret propozim të ri për ligjin për shtetësi i cili buron nga marrëveshja mes kryeministrit Zoran Zaev dhe opozitës shqiptare. Përveç kësaj, ata kërkojnë përfshirje ose të informohen për detajet e zgjidhjes së re ligjore për shtetësinë.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se do të qëndrojnë pas zotimeve të dhëna.

Natyrisht mbajë përgjegjësi për shqetësimet e të gjithë qytetarëve por do të duhet të trajtohen njësoj. Edhe kryetarët tanë kanë deklaruar që në momentin që tërhiqet bllokada për ligjin për shtetësi në Komisionin për mbrojtje dhe siguri natyrisht se të njëjtën do ta bëjmë ne për pakon e pestë ekonomike në Komisionin për financa dhe buxhet”, pohoi Elmi Aziri, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“E Majta” nuk ka amendamente për ligjin për shtetësi. Thotë se edhe përskaj amendamenteve në ligjet e pakos së pestë ekonomike nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ligjet do të ishin miratuar në rast se ky do të kishte qenë synimi i shumicës.

Sado që të ketë amendamente nuk mund të pengohet procesi përveç se ta prolongoni. Se pse nuk është thirrur seancë mbetet pikëpyetje. Deri tani mund të kishin kaluar maksimumi tre ditë. Tashmë kanë kaluar dy javë dhe ne nuk e kemi të qartë se pse ajo pako e madhe e masave ekonomike për të cilën thonë se është prioritet, nuk ka ardhur akoma në rend dite”, tha Dimitar Apasiev, “E Majta” .

Opozita shqiptare kohë më parë bllokoi me dhjetëra mijëra amendamente disa ligje mes të cilave edhe ata për pakon e pestë ekonomike, si kusht për zhbllokimin e ligjit për shtetësi të cilin e kishte bllokuar me amendamente VMRO-DPMNE-ja.