Partitë bien dakord për ndryshimet - Gazeta Express
string(34) "partite-bien-dakord-per-ndryshimet"

Partitë bien dakord për ndryshimet

Gazeta Express

14/02/2020 19:24

Është arritur marrëveshje për Kodin zgjedhor. Përveç ndryshimeve që burojnë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-së, partitë politike tashmë kanë marrëveshje edhe për ndryshimin e kufijve të dy njësive zgjedhore, për balancimin e numrit të votuesve në to. Propozimi/ndryshimi në fjalë është i BDI-së.

ËSHTË PRANUAR EDHE AMENDAMENTI I BDI-SË PËR TRANSFERIMIN E DISA VENDVOTIMEVE NGA ZONA GJASHTË NË ZONËN PESË NË MËNYRË QË TË BALANCOHEN DALLIMET MES NJËSIVE ZGJEDHORE, NË VEÇANTI NJËSISË SË GJASHTË – THA ARTAN GRUBI, BDI.

Lexo Edhe:

Megjithatë problemi nuk është zgjidhur. Ky ndryshim rregullon brenda kufirit +-5% vetëm njësinë e gjashtë zgjedhore por jo edhe njësitë tjera. Në tre nga gjashtë njësitë akoma shkelet kufiri duke mos u eliminuar disbalanci.
Njësia e dytë ka +5,74% votues; njësia e tretë, -7,64% dhe njësia katër, -6,36% lëvizje nga mesatarja ligjore prej -+5%.

Njësitë zgjedhore Numri i votuesve Përqindja
2 320 620 + 5,74
3 280 042 – 7,64
4 283 929 – 6,36

Problemi me disbalancin e numrit të votuesve në njësitë zgjedhore përsëritet përpara çdo cikli zgjedhor. Zakonisht, partitë gjejnë zgjidhje vetëm duke bërë kombinimet më të përshtatshme matematikore me kalimin e disa vendvotimeve nga njëra njësi në tjetrën. Nga BDI-ja ditë më parë thanë se mosrregullimi i disbalancit do të nënkuptonte një proces zgjedhor joligjor i cili do të mund të kontestohej në Gjykatën Kushtetuese nga cilido qytetar.

A.SH.