Partia Laburiste e Starmer ndëshkohet në zgjedhjet lokale, derisa partia populiste e Nigel Farage fiton terren - Gazeta Express
string(109) "partia-laburiste-e-starmer-ndeshkohet-ne-zgjedhjet-lokale-derisa-partia-populiste-e-nigel-farage-fiton-terren"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 10:43

Partia Laburiste e Starmer ndëshkohet në zgjedhjet lokale, derisa partia populiste e Nigel Farage fiton terren

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 10:43

Keir Starmer dhe Partia Laburiste pësuan humbje të mëdha në fazat e para të zgjedhjeve lokale të premten, duke treguar shkallën e zemërimit të votuesve ndaj kryeministrit britanik dhe duke shtuar dyshimet për të ardhmen e tij, vetëm dy vjet pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet kombëtare.

Laburistët humbën ndjeshëm mbështetjen në zonat ku u publikuan rezultatet e para, përfshirë bastionet tradicionale në ish-rajonet industriale të Anglisë qendrore dhe veriore, si edhe në disa pjesë të Londrës.

Përfituesja kryesore ishte partia populiste Reform UK e udhëhequr nga figura kyçe e promovimit të Brexit, Nigel Farage, e cila fitoi më shumë se 300 vende në këshillat lokalë në Angli dhe mund të bëhet opozita kryesore në Skoci dhe Uells ndaj Scottish National Party pro pavarësisë dhe Plaid Cymru, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Situata për Laburistët ka rezultuar pothuajse aq e keqe sa pritej, madje ndoshta edhe më keq”, tha John Curtice, një nga analistët më të respektuar të sondazheve në Britani.

Zgjedhjet për 136 këshilla lokalë në Angli, së bashku me parlamentet autonome në Skoci dhe Uells, konsiderohen testi më i rëndësishëm i opinionit publik para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme që pritet të mbahen në vitin 2029.

Disa deputetë laburistë kanë thënë se nëse partia performon dobët në Skoci, humb pushtetin në Uells dhe nuk arrin të mbajë shumicën e rreth 2,500 vendeve në këshillat lokalë, atëherë Starmer do të përballet me presion të ri për të dhënë dorëheqje ose të paktën për të paraqitur një afat për largimin e tij.

Megjithatë, aleatët e Starmer nxituan ta mbështesin kryeministrin, duke thënë se nuk është momenti për të lëvizur kundër tij.

Ministri i Mbrojtjes, John Healey, tha se gjëja e fundit që duan votuesit është “kaosi i mundshëm i një gare për udhëheqjen e partisë”.

“Mendoj se ai ende mund të japë rezultate, ende mund ta përmbysë situatën”, tha Healey për Times Radio.

Rezultatet e para treguan vazhdimin e fragmentimit të sistemit tradicional dypartiak në Britani në një demokraci shumëpartiake, në atë që analistët e konsiderojnë si një nga transformimet më të mëdha në politikën britanike gjatë shekullit të fundit.

Partitë dikur dominuese, Laburistët dhe Konservatorët, po humbnin vota në favor të Reform UK, ndërsa në krahun tjetër të spektrit politik fitime po shënonte edhe Green Party. Ndërkohë, partitë nacionaliste pritej të fitonin zgjedhjet në Skoci dhe Uells.

Nigel Farage tha se rezultatet deri tani përfaqësojnë një “ndryshim historik në politikën britanike”.

Laburistët u shpartalluan në disa nga zonat në rezultatet e para që u ndoqën me shumë vëmendje.

Partia humbi kontrollin e këshillit lokal të Tameside për herë të parë në gati 50 vjet, pasi Reform UK fitoi të gjitha 14 vendet që Laburistët po mbronin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement