Partia e Vuçiqit e vajton investimin e dhëndrrit të Trumpit, akuzojnë protestuesit se "po i çojnë amerikanët në Shqipëri" - Gazeta Express
string(118) "partia-e-vuciqit-e-vajton-investimin-e-dhendrrit-te-trumpit-akuzojne-protestuesit-se-po-i-cojne-amerikanet-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 19:41

Partia e Vuçiqit e vajton investimin e dhëndrrit të Trumpit, akuzojnë protestuesit se “po i çojnë amerikanët në Shqipëri”

Lajme

Gazeta Express

23/12/2025 19:41

Një vendim i Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, për t’u tërhequr nga një plan zhvillimi luksoz në Serbi, sipas partisë së Aleksander Vucicit, do ta privojë Serbinë nga investimet e huaja shumë të nevojshme. Sipas SNS-së, si pasojë e kësaj, shtetet e tjera të Ballkanit do të përfitojnë.

Affinity Global Development e Kushnerit me seli në SHBA ka deklaruar për Wall Street Journal javën e kaluar se po tërhiqej nga projekti për të ndërtuar një hotel, apartamente, dyqane dhe zyra në vendin e ish-selisë së ushtrisë jugosllave në Beograd.

Firma amerikane kishte nënshkruar një kontratë qiraje 99-vjeçare me qeverinë serbe vitin e kaluar, por projekti është përballur me kundërshtime. Megjithatë, planet të cilat u mbështetën nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, u përfshinë në një skandal korrupsioni dhe çuan në protesta nga serbët.

Javën e kaluar, prokurori i Serbisë ngriti një padi kundër tre zyrtarëve, përfshirë një ministër, për rolin e tyre në heqjen e statusit të mbrojtur të ndërtesave këtë vit, një veprim që kishte lejuar që projekti të avanconte, por që prokurorët pretendojnë se ishte bërë në mënyrë të paligjshme.

“Ata (protestuesit) i larguan investitorët. Ky është mesazhi më negativ për investitorët”, ka deklaruar të hënën për Prva TV Milos Vuçeviç, kreu i partisë qeverisëse SNS të Serbisë, shkruan Reuters, transmeton Express.

“Ata i kanë dërguar amerikanët në bregdetin shqiptar”, tha ai, duke iu referuar një projekti tjetër që Kushner po zhvillon në Shqipëri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement