“Partia” e Titos kthehet në Gjilan - Gazeta Express
string(32) "partia-e-titos-kthehet-ne-gjilan"

Arte

Gazeta Express

02/03/2021 1:33

“Partia” e Titos kthehet në Gjilan

Arte

Gazeta Express

02/03/2021 1:33

Shfaqja ,”Partia” nga autori Femi Halimi është një komedi njerëzore të kohës të pushtetit të atëhershëm në vendin tonë ish jugosllav.

Në një vjetorin e Covid-19 Teatri i Gjilanit pritet që ta sjell një shfaqje e cila për fokus ka pushtetin e Titos në kohën e Jugosllavisë.

Lexo Edhe:

E shkruar nga Femi Halimi, shfaqja aktualizon përpjekjen njerëzore për pushtet në të cilën synohet shkelja e të gjitha të drejtave të njerëzve. Ky aktualizim lidhet me kohën tonë të keqpërdorimit të shërbimit të rënd të pushtetit të fituar njëherë me mashtrim.

Sipas autorëve, personazhet në këtë shfaqje “janë pamja më e fuqishme e njerëzve në pushtet pa shkollë dhe pa meritë dhe përmes komedisë na ndihmon të kuptojmë politikën reale e jo atë e cila thirret në drejtësi”.

“Njeriu i pushtetit e keqpërdorë në atë masë ku nuk është asgjë njerëzore”, thuhet në komentin e autorëve të kësaj shfaqje.

Sipas tyre, regjisori ka bërë një shtrirje të mirë të shfaqjes duke përshkruar ngjarjet e kohës dhe funksionimin e këtij sistemi në Jugosllavi.

Shfaqja përshkruar sistemin e Jugosllavisë kundër shqiptarëve të Kosovës duke aplikuar tortura dhe persekutime të ndryshme.

Pikërisht këtu ata ndërlidhen me kohën e sotme, kur Kosova e ka të fituar lirinë por që disa individ që i kishin shërbyer Jugosllavisë të njëjtit janë edhe sot në pushtet e ku ata vazhdojnë me mashtrime në shumë raste duke aktruar se kinse janë “patriotë” dhe kanë luftuar “për çështje Kombëtare”, por që në anën tjetër e keqpërdorin pozitat e tyre në pushtet duke dëmtuar shtetin.

Kjo shfaqje pritet të jepet premier të premten më 5 mars kurse autori i dramës është Femi Halimi. Regjia është punuar nga Bashkim Nexhipi kurse në rolet kryesore paraqiten: Kenan Gurgurovci, Qëndrim Kqiku, Gëzim Bucolli dhe Kreshnik Berisha. /GazetaExpress/