Partia e Merkelit s'ia ndalon Huawei't instalimin e 5G'së në Gjermani - Gazeta Express
string(66) "partia-e-merkelit-sia-ndalon-huaweit-instalimin-e-5gse-ne-gjermani"

Partia e Merkelit s’ia ndalon Huawei’t instalimin e 5G’së në Gjermani

Gazeta Express

11/02/2020 18:55

Anëtarët e bllokut konservator të kancelares, Angela Merkel nuk janë kundër përfshirjes së gjigantit kinez “Huawei” në zhvillimin e infrastrukturës 5G në Gjermani.

Dokumenti për përfshirjen e “Huawei”-t, që do të diskutohet dhe finalizohet nga kristian- demokratët (CDU) dhe partia e tyre aleate bavareze CSU, thotë se ekonomia më e madhe e Europës nuk duhet ta përjashtojë atë nga projektet për të ndërtuar standardin më të ri në internet shumë të shpejtë.

Lexo Edhe:

Deputetët nga blloku më i fortë politik i Gjermanisë duan që përbërësit kritikë të infrastrukturës të jenë në përputhje me kërkesat e rrepta të sigurisë. Por dokumenti, siç është aktualisht, nuk parashikon veto për parlamentin, lidhur me furnizuesit e pjesëve.

CDU dhe CSU propozojnë krijimin e një katalogu të standardeve të sigurisë që do të zbatohen nga autoritetet përkatëse, me fuqinë për të refuzuar kontraktorët në rast konflikti me interesat mbizotëruese të publikut, veçanërisht me interesat e politikës së sigurisë