Partey largohet nga Arsenali, dy gjigantë italianë i vihen pas - Gazeta Express
string(61) "partey-largohet-nga-arsenali-dy-gjigante-italiane-i-vihen-pas"

Sport

Gazeta Express

29/06/2025 19:48

Partey largohet nga Arsenali, dy gjigantë italianë i vihen pas

Sport

Gazeta Express

29/06/2025 19:48

Milani dhe Juventusi janë në gatishmëri të lartë pas konfirmimit se Thomas Partey do të largohet nga Arsenal si lojtar i lirë, pesë vite pas transferimit të tij nga Atletico Madrid për 50 milionë euro.

Prej disa javësh ishte raportuar se negociatat për rinovimin e kontratës po dështonin, dhe tani kjo është konfirmuar edhe nga The Athletic, duke bërë të ditur se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Kjo do të thotë që kontrata e mesfushorit ganez skadon nesër dhe ai do të jetë i lirë të zgjedhë klubin e tij të ardhshëm.

Si Milani ashtu edhe Juventusi janë lidhur me Partey në vitet e fundit, por ky është momenti më i favorshëm për ta afruar pa asnjë kosto transferimi. Edhe pse paga e tij pritet të jetë e lartë, klubet mund ta negociojnë drejtpërdrejt pa pasur nevojë për të shpenzuar për kartonin.

Në garë për 32-vjeçarin është edhe Fenerbahçe, që synon ta përforcojë mesfushën me një lojtar me përvojë dhe cilësi të nivelit të lartë.

Partey, një produkt i akademisë së Atletico Madrid, u transferua te Arsenal në tetor të vitit 2020 për një shifër prej 50 milionë eurosh. Në sezonin që lamë pas, ai zhvilloi 52 ndeshje zyrtare me “Topçinjtë”, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 3 asistime.