Maxhoranca dhe opozita janë bërë bashkë në parlament duke shkrirë Këshillin Drejtues të RTSH-së. Anëtarët që janë shkarkuar sot nga parlamenti janë Gëzim Podgorica, Genc Përmeti, Leka Bungo.
Gjithashu janë shkarkuar edhe Ilir Keko, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reçi.Kriza në RTSH nisi pas skandalit në garën për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Tanimë procesi është pezulluar, ndërsa kërkesa për shkarkimin e Këshillit Drejtues u bë me kërkesë të Komisionit të Medias.
Votimi në Kuvend:Gezim Podgorica SHKARKOHET me 89 vota
Genc Permeti SHKARKOHET me 91 vota
Leka Bungo SHKARKOHET me 95 vota
Albert Minga SHKARKOHET me 88 votaArdita Reci SHKARKOHET me 92 vota
Dionis Papadhimitri SHKARKOHET me 92 vota
Edmond Tullumani SHKARKOHET me 96 vota
Engjell Ndocaj SHKARKOHET me 94 vota
Ilir Keko SHKARKOHET me 89 vota
Mevlan Shanaj SHKARKOHET me 64 vota
Milena Selimi SHKARKOHET me 93 vota