Parlamenti i Ukrainës miraton rezolutën që s'i lejon zgjedhjet derisa të kryhet lufta - Gazeta Express
string(84) "parlamenti-i-ukraines-miraton-rezoluten-qe-si-lejon-zgjedhjet-derisa-te-kryhet-lufta"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 12:21

Parlamenti i Ukrainës miraton rezolutën që s’i lejon zgjedhjet derisa të kryhet lufta

Lajme

Gazeta Express

25/02/2025 12:21

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një rezolutë përmes së cilës ka riafirmuar legjitimitetin e Volodymyr Zelenskyt si president dhe ka konfirmuar se zgjedhjet nuk mund të mbahen derisa të përfundojë lufta, raporton ABC News.

Kjo vjen pasi presidenti i SHBA’së Donald Trump dhe ai i Rusisë Vladimir Putin thanë se Zelensky është jolegjitim sepse nuk ka mbajtur zgjedhje gjatë luftës që nisi para 3 vjetësh.

Kjo rezolutë u miratua në përpjekjen e dytë, pasi e para dështoi pasi s’pati mbështetjen e nevojshme.

Të dielën, Zelensky tha se do të tërhiqet nëse Ukraina anëtarësohet në NATO.

Parlamenti theksoi të martën se Zelensky u zgjodh në zgjedhje legjitime dhe se nuk ka dyshime në mandatin e tij. Po ashtu u tha se nuk mund të mbahen zgjedhje deri në heqjen e ligjit ushtarak.

Zelenskyy u zgjodh me shumicë në vitin 2019, por mandati i tij skadoi majin e kaluar. Ukraina është nën ligjin ushtarak, i cili me kushtetutën e saj ndalon mbajtjen e zgjedhjeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement