Parlamenti Evropian voton pro rezolutës që i kërkon FIFA-s të dëmshpërblejë familjet e punëtorëve migrantë - Gazeta Express
string(106) "parlamenti-evropian-voton-pro-rezolutes-qe-i-kerkon-fifa-s-te-demshperbleje-familjet-e-punetoreve-migrante"

Sport

Gazeta Express

24/11/2022 22:13

Parlamenti Evropian voton pro rezolutës që i kërkon FIFA-s të dëmshpërblejë familjet e punëtorëve migrantë

Sport

Gazeta Express

24/11/2022 22:13

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të një rezolute që i kërkon FIFA-s të dëmshpërblejë familjet e punëtorëve migrantë që vdiqën gjatë përgatitjes së Kupës së Botës “Katar 2022”, ka raportuar “L’Equipe”.

Eurodeputetët u kërkuan gjithashtu autoriteteve të Katarit që të kryejnë një hetim të plotë për shkeljet e të drejtave të njeriut, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rezoluta dënon gjithashtu raportet për shkeljet ndaj komunitetit LGBT në Katar.

Një numër i eurodeputetëve mbanin shirita përkrahës për LGBT, të cilat shtatë kapitenët e Kupës së Botës u ndaluan t’i mbanin për shkak të presionit nga FIFA.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graet, riafirmoi qëndrimin e FIFA-s për shiritin “One Love”, i cili ishte planifikuar të mbahej nga disa vende në Kupën e Botës FIFA të Katarit në mbështetje të të drejtave të LGBTQ+. Një qëndrim i cili tashmë është kritikuar nga anëtarët e Parlamentit Evropian. /Gazeta Express/