Parlamenti Europian ka miratuar sot mbajtjen e referencës për Memorandumin e Mirëkuptimit midis Shqipërisë dhe Italisë në raportin për Shqipërinë. Ky memorandum, i promovuar nga qeveria e kryeministres Giorgia Meloni, është cilësuar si një model të suksesshëm bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.
Shumica e eurodeputetëve ka mbështetur ruajtjen e marrëveshjes, duke e njohur atë si një shembull konkret dhe efektiv të bashkëpunimit, që mund të shërbejë si model për marrëdhëniet ndërkombëtare në Evropë. Marrëveshja është vlerësuar gjithashtu si një aset politik i rëndësishëm, me mbështetje nga partitë e krahut të majtë në BE.