Parlamenti do të mbajë dy seanca parlamentare para fushatës zgjedhore - Gazeta Express
string(69) "parlamenti-do-te-mbaje-dy-seanca-parlamentare-para-fushates-zgjedhore"

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 20:35

Parlamenti do të mbajë dy seanca parlamentare para fushatës zgjedhore

Maqedoni

Gazeta Express

25/08/2025 20:35

Shtatori do të jetë muaji i fundit i punës për deputetët para fushatës për zgjedhjet lokale, deri kur duhet të finalizohen të gjitha ligjet që kanë mbërritur në procedurë.

Parlamenti do të konvokohet dy herë në shtator – më 2 dhe 12 shtator, me qëllim që të miratojë të gjitha ligjet që kanë mbërritur në procedurë para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale. Këtë e njoftoi sot kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në konferencën e rregullt të së hënës me gazetarët.

“Dy seanca plenare do të mbahen më 2 dhe 12 shtator. Pyetjet parlamentare janë planifikuar gjithashtu të mbahen në seancën e 12 shtatorit. Vendimet ende nuk janë nënshkruar, por në parim e kemi diskutuar këtë. Ideja është të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që fushata parazgjedhore të mos na kapë. Ekziston një traditë që gjithmonë nuk ka seanca ose dëgjime komisionesh gjatë periudhës parazgjedhore. Ligjet që janë miratuar deri më sot i kemi ndarë në dy seanca, në mënyrë që t’i miratojmë në lexim të parë dhe të dytë. Shumica e tyre janë në lexim të parë në procedurë të rregullt. Ideja jonë është që të kemi kohë t’i përfundojmë në komision. Deri më 12 shtator, duhet të punojmë sa më shumë që të jetë e mundur për të përfunduar të gjitha ligjet dhe për t’i miratuar ato. Është e mundur që këtë javë të ketë seanca dëgjimore në komisione për ligjet që do të jenë në seancën plenare më 2 shtator”, tha Gashi.