Parku i Liqenit Artificial i bllokuar, qytetarët hyjnë me forcë, përballen me policinë - Gazeta Express
string(84) "parku-i-liqenit-artificial-i-bllokuar-qytetaret-hyjne-me-force-perballen-me-policine"

Parku i Liqenit Artificial i bllokuar, qytetarët hyjnë me forcë, përballen me policinë

Gazeta Express

23/05/2020 18:49

Qeveria shqiptare mbylli parkun e Liqenit Artificial si mase per parandalimin e perhapjes se koronavirusit.

Por shoqëria Civile ka çarë rrethimin e vendosur duke u përplasur edhe me Policinë.

Lexo Edhe:

Pedagogu Erion Kristo i ka bërë thirrje qytetarëve të mos presin, pasi sipas tij po na racionohet edhe ajri.

‘Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë nëse do prisni, do prisni deri sa të vdisni”.

Mos na bëni dërr dërr dërr, shikoni vendimin e ministres, nëse thotë mos dil nga liqeni, unë dal nga liqeni , mos gënjeni, mashtrusa, mos i përdorni paratë e taksave të mia si pedagog që më mbahet 1/4 e rrogës, mos i përdorni për të më dhunuar mua.

Sikur ca po bëjmë ne këtu, ndonjë krim, jemi të distanuar, të maskuar, ça po bëjmë o vlla, do marrim ajër se vdiqëm brenda na iku truri.

Ne duam të dalim nga liqeni jo thotë ai, mos prek fillin, ca filli more tu filltë e mendjes, ca bëhet kështu, bukë s’duam ujë s’duam vetëm mos u zini ju edhe të dalim ne nga liqeni.

Po na racionohet ajri ore oooou, ja shikoje popullin, ca më tregoni mua ca kemi bërë ke ligj kemi shkelur.

Ajri të shëron? Po, Dielli të shëron? Po. Piperi të shëron? Joo, epo ik Pipero se na cave kokën.

Gjella me krip piperi me karar, a morët vesh o katundar edhe ju qytetar që bëni si qytetar”, tha Kristo.