"Parkingje nëntokësore, transporti publik", Arian Tahiri tregon në detaje planet për Mitrovicën - Gazeta Express
string(91) "parkingje-nentokesore-transporti-publik-arian-tahiri-tregon-ne-detaje-planet-per-mitrovicen"

Gazeta Express

02/10/2025 22:33

“Parkingje nëntokësore, transporti publik”, Arian Tahiri tregon në detaje planet për Mitrovicën

Gazeta Express

02/10/2025 22:33

Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri, shpalosi detaje për programin 4-vjeçar që synon ta realizojë në Mitrovicë nëse i fiton zgjedhjet e 12 tetorit.

Fillimisht Tahiri tha; “kemi bërë identifikimin e punëve që janë përgjegjësi e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, janë të analizuara – ju dihet kosto dhe koha e implementimit”, tha Tahiri.

Më pas, Tahiri tha “do t’i trajtojmë tërësisht lumenjtë…edhe shëtitoret, ndriçimin publik, hapësira të gjelbëra e kënde për fëmijë”, tha Tahiri në Pressing.

Derisa dha detaje të tërësishme të investimeve në lumenjë, Arian Tahiri tha se sfidë është çështja e parkingjeve publike në Mitrovicë.

“Do të mbyllet cikli i unazës së brendshme të Mitrovicës”, tha Tahiri në Pressing.

Ai premtoi ndërtimin e tri parkingjeve publike për 2500 automjete.

Derisa shtoi se do të modernizojë stacionin e autobusëve (projekt tashmë i nisur), dhe të njëjtin do ta digjitalizojnë.

“Hapet mundësia për funksionalizimin e transportit publik, e kam projektin do ta funksionalizojmë edhe me lagje e me fshatra”, u shpreh ai.