Dy drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Kukës pasi parkuan mjetet e tyre në mënyrë të parregullt, duke bllokuar trotuarin dhe penguar qarkullimin.
Policia konstatoi shkeljen gjatë kontrolleve rutinë në qytet. Pas identifikimit të tyre, ndaj shtetasve F. Gj., 32 vjeç dhe A. F., 36 vjeç, nisi procedimi për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Policia e Kukësit apelon për respektim të rregullave rrugore dhe paralajmëron masa të rrepta për shkelësit.
Njoftimi i policisë:
Parkuan automjetet në mënyrë të parregullt, duke penguar qarkullimin e mjeteve të tjera dhe lëvizjen e këmbësorëve, procedohen penalisht 2 drejtues automjetesh.
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të kontrolleve për evidentimin e parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të qytetarëve, në qytetin e Kukësit, konstatuan 2 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, mbi trotuar, që kishin bllokuar rrugëkalimin për lëvizjen e përdoruesve të rrugës.
Menjëherë pas identifikimit të drejtuesve të automjeteve, shtetasve F. Gj., 32 vjeç dhe A. F., 36 vjeç, banues në Kukës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj tyre, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.