Paris Saint-Germain e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 4-0 skuadrën e Marseille. Hakimi (8’), Kolo Muani (37’), dhe Ramos (47, 89’) shënuan golat për PSG të cilët kalojnë në vendin e tretë në Ligue 1
PSG ka deklasuar Marseille në derbin e tyre të parë në Ligue 1 duke e mposhtur me rezultat të thellë, 4-0.
Achraff Hakimi shënoi golin e parë në minutën e tetë të ndeshjes, duke kaluar ata në epërsi shumë herët.
PSG golin e dytë do ta shënonte në minutën e 37-të.
Kolo Muani shfrytëzoi mirë një kthim te topit tek ai për të shënuar për rezultat 2-0, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.
Qysh në fillim të pjesës së dytë, PSG do të shënonte përsëri.
Dembele bëri një asist të mirë për Gançalo Ramos që shënoi për golin e tretë në këtë ndeshje.
Pas golit PSG menaxhonte ndeshjen dhe topin e qarkullonte shumë mirë duke i lënë shumë pak hapësira Marseille për të bërë diçka në këtë ndeshje.
Krejt në fund PSG shënoi edhe një gol ku Ramos u asistua kësaj radhe nga Kolo Muani.
Pas xhiros së gjashtë, PSG është në vendin e tretë me 11 pikë, dy pikë më pak së Brest që është në vendin e parë dhe një më pak së Nice që është në vendin e dytë.
PSG në javën e ardhshme luan në udhëtim kundër Clermont kurse Marseille është mysafire e Monacos. /GazetaExpress/