Ka nisë sezoni i çmimit Evropian! Armata edhe këtë vit i është bashkuar iniciativës së përkrahjes së filmave Evropian, si pjesë e partneritetit me “europeanfilmacademy”. Gjatë muajve nëntor deri në janar, do të shfaqen filma evropian të metrazhit të gjatë, në kaudër të European Award Season dhe Lux Audience Award. Filmi i parë ‘Paris Texas’, me regji të Wim Wenders dhe i resturuar në 4K, do të shfaqet me 26 nëntor në ora 19:00.
Paris, Texas, është një dramë poetike që ndjek historinë e Travis Henderson, një burrë i humbur që shfaqet papritur pas katër vitesh zhdukje në shkretëtirën e Teksasit. I lodhur, i hutuar dhe pa kujtesë të qartë për të shkuarën e tij, ai merret nën kujdes nga i vëllai, Walt, i cili për vite me radhë është kujdesur për djalin e Travis-it, Hunter. Ndërsa Travis përpiqet të rindërtojë jetën dhe marrëdhënien me djalin e tij, ai vendos të kërkojë edhe ish-gruan, Jane, me të cilën ka një të kaluar të dhimbshme.
Gjatë udhëtimit të tyre emocional nga Teksasi në Los Anxhelos, Travis dhe Hunter krijojnë një lidhje të re, ndërsa përballen me plagët e së shkuarës. Filmi është një meditacion i qetë mbi humbjen, identitetin, faljen dhe kërkimin e vendit të njeriut në botë.
Wim Wenders (lindur më 1945 në Dyseldorf) është regjisor gjerman dhe një figurë kryesore e New German Cinema. Karriera e tij përfshin filma artistikë dhe dokumentarë, të njohur për stilin meditativ dhe temat e udhëtimit, vetmisë dhe kulturës. Veprat e tij më të famshme janë Paris, Texas, Wings of Desire dhe dokumentari Buena Vista Social Club. Përveç filmit, Wenders është edhe fotograf dhe autor, dhe punën e tij e ka ruajtur përmes fondacionit “Wim Wenders Stiftung”.