Paris Hilton fejohet për herë të katërt - Gazeta Express
string(39) "paris-hilton-fejohet-per-here-te-katert"

Paris Hilton fejohet për herë të katërt

Yjet

Gazeta Express

17/02/2021 19:28

Paris Hilton është fejuar për herë të katër! I dashuri i saj është Carter Reum (40) i cili është gjunjëzuar për t’i kërkuar dorën pasanikes në ditëlindjen e saj të 40-të me një unazë me një diamant të madh pas një vit lidhje

Ylli dhe pasanikja 40 vjeçare, Paris Hilton është fejuar sonte me sipërmarrësin dhe kapitalistin, Carter Reum që po ashtu është 40 vjeçar.

Lexo Edhe:

Kjo është hera e katërt që trashëgimtarja e një zinxhiri hotelesh fejohet.

Ajo më parë ishte fejuar me modelin Jason Shaw, pasanikun grek Paris Latsis dshe aktorin Chris Zylka.

Parisa ka treguar unazën e fejesës që ka një gurë të madhe diamanti emerald të punuar nga i njohuri9 Jean Dousset, stërnipi i Louis Cartier.

Reum, i cili ka të përfunduar Universitetin e Columbia, është bërë sipërmarrës pasi që ai bashkëthemelues i firmës së alkoolit VEEV Spirtits që po ashtu udhëheq edhe M13, një kompani investuese në Amerikë. /GazetaExpress/