Gazetari Parim Olluri ka thënë në emisionin Pressing në T7 se liderët e OVL-UÇK’së nuk janë seriozë dhe se opinioni publik, sipas tij, nuk merret shumë me ta.
“Bota nuk e di se ne qeshim me Nasimin e Gucatin. Përshembull një gjykatë e huaj të themi nga Zvicra, e konsideron serioze një deklaratë të organizatës së veteranëve. Por realiteti është ndryshe. Ata nuk e dinë se ne qeshim me ta”, tha ai.
“Kanë vdekur veteranë, kanë bërë vetëvrasje, këta sharlatanë i conin gishtin lartë Aida Dërgutit duke i thënë fute gishtin në gojë e ajo kërkonte vetëm të drejta për veteranët. Këta njerëz janë qesharakë. Me vonë në të njëjtën seance, Daut Haradinaj u tregoi vendin dhe ata nuk bën asnjë zë”, shtoi ai me një deklaratë tjetër në emision. /Express/