Këtë fundjavë ka filluar Kampionati i Kosovës në Paravolejboll, duke shënuar hapjen e një sezoni të ri garues dhe emocionues për skuadrat pjesëmarrëse.
Federata e Paravolejbollit e Kosovës i ka uruar të gjitha ekipet për angazhimin dhe përkushtimin e treguar dhe ka përgëzuar lojtarët për paraqitjet e para në këtë kampionat.
Ky sezon premton ndeshje të forta dhe rivalitet të madh, ndërsa ekipet do të luftojnë për titullin dhe vendet e para në tabelë.
Federata i uroi suksese të gjitha skuadrave dhe shpreson që tifozët të jenë pjesë e këtij sezoni emocionues. /GazetaExpress