“Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave”, Elton Ilirjani paralajmëron gjyq ndaj Shqipe Hysenajt - Gazeta Express
string(98) "parashqevi-simaku-u-merrte-burrat-te-tjerave-elton-ilirjani-paralajmeron-gjyq-ndaj-shqipe-hysenajt"

Rozë

Gazeta Express

30/09/2025 13:57

“Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave”, Elton Ilirjani paralajmëron gjyq ndaj Shqipe Hysenajt

Rozë

Gazeta Express

30/09/2025 13:57

Në emisionin “Live From Tirana” ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, ka habitur publikun me një deklaratë të papritur, ku përmendi emrin e këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku. Gjatë bisedës në studio, Shqipe tha se gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara kishte dëgjuar thashetheme të rënda lidhur me jetën private të artistes.

“Kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave”, u shpreh ajo.

“Mendova që ishte një femër e bukur dhe kishte karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më.”

Sipas saj, në fillimet e karrierës Simaku ka qenë shumë e mirëpritur në rrethin muzikor dhe shoqëror, por me kalimin e viteve gjërat kishin ndryshuar. “Shqiptarët e Amerikës flasin shumë me njëri-tjetrin, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë”, u shpreh Hysenaj.

Deklarata e ish-banores nuk kaloi pa reagime. Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani reagoi publikisht duke marrë në mbrojtje Simakun dhe duke paralajmëruar pasoja ligjore. Ai tha se kjo çështje do të përfundojë në gjyq, ndërsa për Shqipen u shpreh me tone të forta, duke e quajtur “askushi”.

Sipas Ilirjanit, shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi.

Deklarata e Shqipes dhe reagimi i menjëhershëm i Ilirjanit kanë ndezur diskutime të shumta në rrjet. Ndjekësit janë ndarë mes atyre që e quajnë deklaratën e Hysenajt si të tepruar dhe ofenduese, dhe të tjerëve që e shohin si një opinion personal të saj, edhe pse i bazuar në thashetheme.