Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje të pakta, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës - Gazeta Express
string(94) "parashikimi-i-motit-vranesira-dhe-reshje-te-pakta-si-do-te-ndryshojne-temperaturat-gjate-dites"

Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje të pakta, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Shqiperi

Gazeta Express

05/05/2021 8:14

Sipas MeteoAlb kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas-hershme do të dominojnë në vendin tonë gjatë paradites.

Por mesdita dhe pasditja sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja dhe orët e natës ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore duke luhatur temperaturat në territor nga 8°C vlera më e ulët e mëngjesit deri 25°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Jugor duke arritur shpejtësi deri 45-50 km/h dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, por pas mesditës vranësirat shtohen vranësirat në vend duke gjeneruar shira të pakët dhe të izoluar, situatë e cila vijon edhe pasdite.

Maqedonia e Veriut

Moti në territorin e MV mbetet deri në mesditë me kthjellime. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta, të cilat mbeten edhe gjatë mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa

Vranësira të dendura, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta dominojnë Europën Lindore, veriore dhe atë qendrore. Ndërsa Europa Perëndimore dhe Jugore do të paraqiten kryesisht me kthjellime.