Parashikimi i motit: Priten vranësira dhe reshje shiu - Gazeta Express
string(52) "parashikimi-i-motit-priten-vranesira-dhe-reshje-shiu"

Parashikimi i motit: Priten vranësira dhe reshje shiu

Lajme

Gazeta Express

05/05/2021 7:15

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 9m/s.