Parashikimi i motit për të shtunën - Gazeta Express
string(36) "parashikimi-i-motit-per-te-shtunen-2"

Parashikimi i motit për të shtunën

Gazeta Express

06/12/2019 23:48

Shqipëria do të vijojë të presë reshje shiu edhe për ditën e nesërme.

Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikon: “Paqëndrueshmëria do të vijojë edhe për ditën e nesërme. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave. Megjithatë duke nisur nga orët e pasdites intensiteti i reshjeve bie dhe shndërrohen në lokale dhe në formë pikash.

Lexo Edhe:

Për shkak të vranësirave pritet rritje e temperaturave në vlerat minimale duke variuar nga 2ºC në zonat malore deri në 13ºC në ato bregdetare dhe të ulëta. Një rritje e lehtë edhe në vlerat e mesditës nga 12ºC në zonat malore deri në 18ºC në ato të ulëta dhe ato bregdetare.