Parashikimi i motit për të mërkurën - Gazeta Express
string(38) "parashikimi-i-motit-per-te-merkuren-21"

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 22:05

Parashikimi i motit për të mërkurën

Lajme

Gazeta Express

03/02/2026 22:05

Të mërkurën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje vonë pritet intensifikim i reshjeve me karakter lokal, ndërsa në zonat e larta malore reshje bore.

Gjatë kësaj periudhe pritet edhe depërtimi i grimcave të pluhurit saharian, me ç’rast reshjet e shiut do të jenë të përziera me baltë, ndërsa në zonat malore pritet të bie e ashtuquajtura “borë e kuqe”.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës, sidomos rajoni i Prishtinës, me shpejtësi prej 17-70 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 12°C. /MeteoKosova/

Advertisement
Advertisement
Advertisement