Të enjten parashikohet mot i vranët dhe me reshje të dendura atmosferike. Fillimisht reshjet do të jenë në formë shiu, ndërsa në zonat malore në formë bore. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, reshjet gradualisht do të shndërrohen në shqotë dhe borë edhe në disa zona të ulëta, veçanërisht në Rrafshin e Kosovës.
Reshjet më intensive parashikohen në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, me përqendrim më të madh në zonat juglindore, lindore dhe verilindore.
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, mund të ketë vërshime lokale, ndërsa në zonat me reshje bore pritet të formohen shtresa bore.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C. Gjatë orëve të pasdites temperaturat do të vazhdojnë të ulen tutje. /MeteoKosova/