Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 21°C - Gazeta Express
string(51) "parashikimi-i-motit-per-sot-temperatura-deri-ne-21c"

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 8:17

Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 21°C

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 8:17

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë në Shqipëri mot të kthjellët gjatë paradites.

Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash në pjesën më të madhe të vendit duke lënë me kthjellime skajin jugor dhe pjesërisht bregdetin.

Lexo Edhe:

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C mëngjesi deri në 21°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Kosovën.

Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash të lehta në zonat veriore dhe lindore. Edhe orët e natës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Europën jugore do të diktojnë kushtet e motit edhe në MV. Për pasojë moti i kthjellët do të mbizotërojë gjatë gjithë ditës.

Rajoni dhe Europa

Rajoni Lindor dhe Verior i Europës janë përfshirë nga masa ajrore polare, të cilat do të diktojnë reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta. Po ashtu pjesërisht qendra do ketë reshje të pakta shiu. Ndërsa me kthjellime mbetet Europa Jugore dhe ajo Perëndimore.