Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe vranësira kalimtare - Gazeta Express
string(62) "parashikimi-i-motit-per-sot-kthjellime-dhe-vranesira-kalimtare"

Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Shqiperi

Gazeta Express

13/05/2021 8:19

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta mbizotërojnë motin në territorin shqiptar gjatë orëve të para të ditës duke sjellë shira afatshkurtër në zonat veriore dhe qëndrore ndersa jugu vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Por pasditja dhe mbrëmja ri-kthejnë kthjellimet, situatë e cila mbetet deri mëngjesin pas-ardhës.

Lexo Edhe:

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.